Passa ai contenuti principali

Post

Lartesimi i ironise

  Ne enderr pikturoj si Vermer Flas shume mire greqisht Me te gjallet e jo vetem Nis nje makinen qe i bindet urdherave te mia. Kam talent shkruaj poema te medha Degjoj zera Pak a shume si vete shenjtet  Do te habiteshe prej menyres si luaj piano Fluturoj ashtu si duhet, Vetem pra Duke rene nga nje çati,  bute bute mbi gjelberim Nuk kam veshtiresi  te marr fryme nen uje Nuk ankohem me Kam arrite te gjeje Atlantiden Gezohem se e di se zgjohem gjithmone  para se te vdes Sapo shperthen nje lufte kthehem ne anen qe preferoj Jam, por nuk duhet te jem Nje bije e shekullit Ca vite me pare kam pare dy diej🌞🌞 E pardje dy pinguine Me bindjen me te madhe enderrat levdoj *Enderr (W.S) Shqip M.C
Post recenti

Jemi puhizë e lehtë

  Jemi veç puhizë ere Puhiza të lehta të varura mbi muret e  një qielli pa kufinj Jemi pluhur e esencë barit,  lulesh, perzier me aromën e detit, t'hënës, t'dites, të natës të kohës që vrapon e mbjell rreth vetes  fara kujtimesh  Jemi si krahë në fluturim,  prej gjithmonë  Qëkur morëm frymë për herë të parë  deri në ëndrrën efundit Në zemrën tonë e pikuar prej një ylli;- Si dhurate R.  Tagore Tea and the sea (Albania 2018)  “Dashte zoti nje puhize e ambel  T’thuri rreth teje fjale dashnije, Si nji tis i padukshem  Per me mbrojte jeten tande” J. O’Donohue shqip M.C 

8 mars

Nonostante tutto  E moren ligesine e tyne E e perçapen me dhamt’ e injorances n’copa letrash shkarravina e analfabete botes ia dhane me e kthy kunder teje. Kane mendu; -do t’dorezohet... Por ata s’e dine  ç’ don me thane  me qene femen Ata nuk e dine  ç’don me thane me qene gru Ata nuk e dine  ç’don me thane m’u rr’zu sa here  e prape me u çu Ata nuk e dine  ç’don me thane  Me pase shend n’zemer e drite n’sy Nonostante tutto  • • • Ata si ti, nje pende t’arnume Ngjyejne n’hinin e renies e me shkronja t’ndrujtuna prej shpirti i thurin lavde jetes. • M.C mars2021 *”Vepra me e mire per nje grua eshte qe te doje veten, te jete vetvetja e te sh’ndrise mes atyne qe nuk besuan kurre tek ajo”(web)💛

An Autumn spotlight

“... sidoqofte, eshte jeta ajo qe fiton gjithmone.” Sa hijeshi ka drita e ketyre diteve! Ajri eshte i paster e ngjyrat e vjeshtes ofrojne shikimit tone nje pamje madheshtie te ndryshme, por jo me pak energjike sesa ajo e pranveres. Gjethet, qe me pare na magjepsnin me jeshillekun e lehte, tani na habisin me ngjyrat e ngrohta e te arta, me perdredhjet e tyre fluturuese ne ajer. Ne vend te luleve kane zene vend frutet tipike vjeshtore: te kuqe, roze e te verdha. Ata jane mbretereshat e verteta te dimrit. E e gjitha kjo bukuri bie ne kontrast me klimen e semundjes, vdekjes, qe na rrethon. E si te mos mendosh per indiferencen e kesaj natyre leopardiane.  Por është një gabim te fajesohet  per nje pjesëmarrje emocionale bota natyrore ne teresi. Kane per te qene pikerisht frutet e larmishme vjeshtore me farat e tyre te fshehura qe do na japin zemer, do na japin shprese. E dimri ka per te ardhur, sigurisht, do te shtroje tisin e tij te hirte, e do te na duket se e kemi humbur çdo shprese.  Veç

‘Arti’ i duarve

Gjeth i qendisur🍂 “Gjyshe, si perballohet nje dhimbje?” “Me duar, shpirt. Po u mundove ta besh me mendje, ne vend qe te lehtesohet, dhimbja do te forcohet edhe me shume.” “Me duar, gjyshe?!” “Po. Duart tona jane antenat e shpirtit tone. Po i vure ne levizje duke qepur, duke   gatuar, duke pikturuar, duke bere muzike ose duke punuar token, do te dergojne sinjale ne thellesi te shpirtit tend. E ai do te qetesohet, sepse po i kushton vemendje. E keshtu nuk e ka te domosdoshme te te dergoje dhimbje, per te patur vemendjen tende.” “Vertet kaq te rendesishme jane duart?” “Po, bija ime. Mendo te porsalindurit. Ata nisin ta njohin boten duke prekur çdo gje, me duart e tyre te vogla. Po te vesh re duart e te moshuarve, ato te flasin ty me shume se cilado pjese e trupit te tyre. Thuhet se gjithçka e bere me dore, eshte bere me zemer. Sepse ne te vertete eshte keshtu : duart dhe zemra jane te lidhura me njera - tjetren. Ata qe bejne masazhe e dine mire, kur prekin trupin e nje p

ITAKA / K.Kavafis (dedikim birit tim)

Kur te nisesh udhetimin per ne Itake Shpreso qe udha te jete sa me e gjate Plot me aventura, plot zbulime. Prej gjiganteve Lestrigone e Ciklopeve As prej furise se Poseidonit -  Frike mos ki. Se nuk ke per t’i gjete, ne udhen tende,  Nese ke per te shtuar dijet e tua,  E per sa kohe shpirti e trupi yt  Te gjallerohen prej entuziazmit. As Lestrigonet, as Ciklopet,  E as Posedonin e terbuar - s’do te luftosh Vec nese ke per t’ju bere vend ne shpirtin tend, Vec nese shpirti yt, brenda teje t’u beje vend. Shpreso qe udha jote te jete sa me gjate. E te panumerta te jene mengjeset verore,  tek ndjen kenaqesi e gezim,   nder brigje ku ke per te shkele  per te paren here; Te ndalosh ne tregjet arabe Te blesh sa te duash gjera te bukura, Margaritare, perla e te tjere gure te cmuar Parfume terheqese te cdo lloji. E te vizitosh shume qytete egjiptiane, prej kultures se tyre te njohesh e te mesosh sa me shume. E, gjithmone ne mendje mbaje,

Nje tufe lot malli per nenen

“Te perkujtoj une sot Jo per betejat e tua te pafundme Me dhimbjen dhe shendetin e lige As per dobesite e lodhjen shpirterore Jo, sot do te kujtoj Krijuesen                           Zemerluanen ...”     M. Sarton “Nene  Te mbaj mu ne balle  Si nje plage qe nuk mbyllet.   Jo gjithmone dhemb.  E zemra nuk shuhet e pergjakur.   Por nganjehere, behem qorr papritmas  E ndjej gojen mbushe me gjak”               G. Benn “Zonje, si quhesh? - Nuk e di. Kur ke lindur? Nga cili vend vjen? - Nuk e di. Perse e ke hapur kete grope te nendheshme? - Nuk e di. Sa kohe ka qe fshihesh ketu?    - Nuk e di. Pse ma kafshove doren? - Nuk e di. E di se nuk do te te lendojme, apo jo? - Nuk e di. E di ti se jemi ne lufte e duhet te zgjedhesh me cilen pale je. - Nuk e di. Eksiston akoma fshati yt? - Nuk e di. Keta jane femijet e tu? - Po. ”        W. Szymborska “Asnjeri nuk te eshte aq i afert sa nena Gjithkush mund te degjoje fjalet e tua t’b